06.01.2020
Ubejd Gashi
Pushtues, çlirues, shpëtues, armik a çka dreqin ?!
Nëse në një vend kemi me shumicë :
Pa punësi, privatizim për veti, eksploatim I punëtorëve,
Varfëri, skamje, pastrehim, borxhe, sëmundje,
Dhunë,kriminalitet, trafikim, kontrabandim, Mafiozitet
Kamatat vrastare bankare, tatimet e larta
Korupcion,
Padrejtësi.
Jetesë e rëndë, dëshpërim, humbje e shpresës,
Tensionime, frikësime, trauma, strese, shqetësime,
Pakënaqësi,
Shkatërrim të sistemeve të arsimit, të shëndetësisë, të sigurisë, tëmbrojtjes, të konomisë, politik, juridik, shoqëror,
Shkatërrim i familjes, njeriut, i femrës, i rinisë, i burrërisë, i djalërisë, i vajzërisë, i bashkëshortësisë,
Shkatërrimi i kulturës, i traditës, i fesë, i kombit, i shoqërisë,
shkatërrimi i rendit, i rregullave, i nderit, i moralit, i vlerave,
Servim i autoriteteve të rrejshme, të pa vlera,
Degjenerim, degradim,
Antivlera
Anti kulturë, Amoralitet, Anti edukatë
Rrënimi I traditave
Prodhimi I studentëve të paditur
Intelektualëve mediokër
Arsimim anti besim
Ndotje e njeriut, e ajrit, e ushqimit, e ambientit, e çdo gjëje,
Refugjat, ikje nga vendi!
Etjet.,
Tash, këto pushtete a quhen shpëtuese, çliruese, Okupatore, armike, mike apo thjeshtë janë Pushtete antipopullore. Pushtete mashtruese!
P.s. Jaa, ma popul i fortë s’ kish pasë !!!

