Pusho në paqe engjulli vogël Zenel !
09:55:55 2019-05-29
Me qindra njerëz ishin mbledhur në fshatin e vogël Kosin në Kosovë, për t`i dhënë lamtumirën e fundit Zenelit katërvjeçar. Vogëlushi ka qenë duke luajtur në një shesh lojrash në Möriken-Wildegg AG dhe është mbytur në Aabach. Tani, vogëlushi katërvjeçar po pushon në paqe.
Është pak para orës 14.00, kur të martën, të afërmit dhe miqtë e shumtë në fshatin e vogël Kosinë në Kosovë, po e bartnin një arkivoli të bardhë e të vogël për në varreza. Zeneli katërvjeçar po dërgohej për të fjetur përjetësisht i qetë, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com. Të enjten e kaluar, vogëlushi ishte rrëzuar duke luajtur në Aabach në Möriken-Wildegg AG dhe u mbyt.
Qindra persona kanë ardhur për të ndihmuar të afërmit në këto kohë të vështira. Dhe: Të gjithë duan t`i thonë lamtumirë Zenelit për herë të fundit. „Fëmijën tonë të vetëm duam ta varrosim në vendlindjen tonë“, kishte deklaruar babai Asman M. për „Blick“, pas fatkeqësisë tragjike. Në traditën shqiptare kjo është e zakonshme. Nëna Burbuqe M. (42) ende nuk gjen forcë për të folur për humbjen tragjike të djalit të saj.
Vështirësitë: Prindërit e Zenelit është dashur të presin deri të hënën për shkak të hetimeve të përpikta, derisa kufoma u lirua nga mjekësia ligjore në Aargau. Në mbrëmje kishte ardhur koha dhe Zeneli mund të përgatitej për transport në Kosovë.
Në Kosin pikëllimi është i madh: Lotët rrjedhin, pa ndërprerje. Mendimet janë vetëm me djalin e vogël, të cilin të dashurit e tij kurrë më nuk do të mund ta përqafojnë.
Pasi të afërmit dhe miqtë afrohen sa më shumë arkivolit për t`i dhënë lamtumirën e fundit Zenelit katërvjeçar dhe me imamin i përfundojnë ritet e nevojshme fetare, arkivoli pasdite është lëshuar në fund të tokës. Një përshëndetje e fundit: Lamtumirë vogëlush Zenel.