Publikohen fotografi të Tomor Morinës pas lirimit nga paraburgimi (Foto)

Date:

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi ku shihet ish-luftëtari i UÇK-së, Tomor Morina, i cili sot u lëshua nga paraburgimi në burgun e Shutkës në Shkup.

Ish ushtari i UÇK-së Tomor Morina është liruar nga paraburgimi pas tre javësh paraburgim. Nga Shutka, Morina doli i shoqëruar nga zyrtarë të ambasadës së Kosovës, familjarë dhe shokë të tij. Për shkak se Morina ndodhej në veturën e ambasadës së Kosovës, i njëjti nuk u prononcua për media.

Mirëpo në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi ku shihet Morina i shoqëruar nga miqtë dhe familjarët e tij.

Vendimi për lirimin e Morinës erdhi pas mendimit negativ për ekstradim që dha Penalja dhe vendimit të sotëm që Gjykatës Supreme që e vërtetoi vendimin e shkallës së parë.

Autoritetet në Kosovë kanë mirëpritur lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së ndërsa lirimi i Morinës shkaktoi reagime në Serbi.

Ministrja serbe Drejtësisë Nela Kuburoviq ka thënë se vendimi për mos ekstradimin e Morinës tregon edhe njëherë se poliitka ishte mbi ligjin dhe drejtësinë, duke e quajtur këtë vendim të turpshëm.

Ish ushtari i UÇK-së Tomor Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarresti të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë. Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...