Profesoresha Domi: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk do të hynë në BE

Date:

20:37:56                   2019-06-18

 

Tanya Domi, një profesoreshë në Universitetin e Kolumbisë, pohon se Holanda do të vazhdojë të bllokojë përgjithmonë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre për në BE.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kurrë nuk do të hyjnë në Bashkimin Europian, sepse Holanda do të bllokojë vazhdimisht pranimin e tyre me veton e saj.
Këtë e pohon Tanya Domi, një profesoreshë në Universitetin e Kolumbisë, e cila beson se Holanda nuk do ta braktisë qëndrimin e saj të vështirë për zgjerimin e BE-së, kur është fjala për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo konsideron se kërkesa për përshpejtimin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që i kanë dërguar Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Letonia, Lituania, Hungaria, Italia, Malta, Austria, Kroacia, Sllovenia, Polonia dhe Sllovakia është një përpjekje për të zbutur goditjen që Franca dhe Holanda i dhanë idesë së zgjerimit me qëndrimin e tyre ndaj fillimit të bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

„Nëse opsionet e zgjerimit përkeqësohen, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, kjo nuk do të ishte mirë për BE-në, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com. Pa dyshim, cinizmi ndaj BE-së nga ana e vendeve kandidate potenciale, me siguri do të thellohet në qoftë se Maqedonia e Veriut nuk përfshihet në procesin e anëtarësimit sa më shpejt që të jetë e mundur“, ka pohuar Domi, duke shtuar se Brukseli duhet të ballfaqohet me realitetin në Ballkan.

„Kina, Turqia, Rusia dhe shtetet e Gjirit janë të angazhuara me forca të buta dhe të forta, ndërsa BE-ja nuk është më i vetmi lojtar në rajon. Unë mendoj se vakumi është krijuar nga dobësimi i Britanisë së Madhe me Brexit-in dhe tërheqjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, dhe tani ka një ndikim negativ në rajon, në drejtim të ndërtimit të demokracisë. Asnjë nga rivalët e tjerë gjeopolitikë, nuk është i njohur se e mbështetë fuqishëm demokracinë. Për më tepër, ato dominohen nga qeveritë neoliberale“, tha Domi, me vërejtjen se Holanda do të vazhdojë të vërë veton mbi çështjen e zgjerimit të BE.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...