Proces gjyqësor: Kosovari godet për vdekje shqiptarin tre herë me thikë në zemër

Date:

21:51:47                  2016-10-04

 

 

 

 

 

Një shqiptar 30-vjeçar ishte therë tre herë me thikë në zemër dhe pas një kohe të shkurtër ka vdekur në vendngjarje. Autori i dyshuar i krimit tani do të duhet të përgjigjet para trupit gjykues në Bonn të Gjermanisë.

 

 
Mbrëmjen e 3 prillit të këtij viti, ishte shkaktuar një zënkë e ashpër midis një shqiptari dhe një kosovari. Që të dy kanë qenë duke banuar në të njëjtën qendër strehimi në rrugën „Deutschherrenstrasse“ në Muffendorf. Nga atje, ata është dashur të dëbohen nëpër vendlindjet e veta. Deri në momentin e ngjarjes, në këtë qendër strehimi nuk ka pasur probleme të mëdha, është thënë në një komunikatë të policisë gjermane. Edhe kryetarja e kësaj komune, Simone Stein-Lücke në muajin prill kishte deklaruar se bëhet fjalë për „një qendër shembullore“.

 

 
Autori i dyshuar ka qenë i njohur edhe paraprakisht për policinë. Në qytetin e Bonnit ai kishte ushtruar disa plaçkitje dhe lëndime trupore. Në qendrën e lartpërmendur jetojnë rreth 240 persona, kryesisht shqiptarë dhe kosovarë.

 

 
Njëzetegjashtëvjeçari i dyshuar ishte zënë me viktimën fillimisht në qendër e më pas edhe në rrugë, aq ashpër, sa që një dëshmitar është dashur të ndërhyjë në mes tyre. Por, situata ka eskaluar në atë masë, sa që i dyshuari ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe e ka goditur viktimën tre herë me thikë në zemër.
Në aktakuzë thuhet se i dyshuari gjithashtu ka tentuar ta therë edhe ndërmjetësuesin, i cili kishte ndrhyrë për t`i ndarë, por për fat të mirë, ai iu kishte mënjanuar me sukses dy godtijeve me thikë, shkruan „Bonner Rundschau“, njofton „Shtegu.com“. Pak më vonë, viktima vdes në vendngjarje.

 

 

 

Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën më 24 tetor nga vendngjarja. Me këtë rast, gjykatësi Josef Janssen shpreson në një pasqyrë më reale të ngjarjes.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...