Pritje madhështore për kampionin Alili në sheshin “Skënderbeu”

Date:

 
 

Komuna e Çairit dhe klubi i mundjes Liria mbrëmë në Shkup i kanë bërë një pritje madhështore kampionit europian për kadet në mundje stil i lirë, Besir Alili.

 

Ai është pritur nga një numër i madh i qytetarëve në sheshin Skënderbeu, ndërsa para masës së tubuar kanë folur kryetari i Çairit Visar Ganiu dhe ai i Shkupit, Petre Shilegov.

Kampioni i ri ishte pritur në pikën kufitare në Tabanovcë nga shumë tifozë, me zurle, tupana dhe fishekzjarrë, kurse më pas me autobus panoramik u nis për në sheshin Skënderbeu.

Alili gjatë fundjavës u shpall kampion europian për kadet në stil të lirë në kategorinë deri më 48 kg, pas fitores në finale kundër armenit Hovhanisjan me rezultat 7-6 në kampionatinn europian në Faenza të Italisë./INA

Video e huazuar nga TV21

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...