Presidenti Meta vizitë të papritur në Prishtinë, takimi me Haradinaj

Date:

2019-07-22
 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas dorëheqjes së tij po vazhdon të relaksohet me takime miqësore, por edhe politike që i kontribuojnë vendit tonë.

 

Derisa ai dje kohën e kaloi pranë familjes së tij, sot Haradinaj në Prishtinë ka mirëpritur presidentin shqiptar, Ilir Meta dhe vajzën e tij, Borën.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në një postim të bërë në faqen e tij zyrtare Facebook.

Ndryshe, Haradinaj dha dorëheqje nga posti i tij pas marrjes së ftesës nga Gjykata Speciale, për arsyen e vetme, të intervistohet si qytetar i thjeshtë, e jo si kryeministër i Kosovës./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...