Pranuesi i ndihmës sociale në Zvicër, për gjashtë vite me radhë ka jetuar në hotel
14:53:17 14:53:21
Një pranues i ndihmës sociale në Lozanë të Zvicrës, ka refuzuar të gjejë banesë më të lirë. Tani rasti është transferuar në gjykatë.
Enti i ndihmës sociale në Lozanë-Ouest ka marrë përsipër t`i paguajë hiq më pak se njëqind mijë franga zvicerane, një pranuesi të ndihmës sociale i cili ka jetuar në hotel që nga viti 2011. Prej atëherë ai është duke jetuar pandërprerë në një hotel të lirë dhe për te nuk ka paraqitur ndonjë problem.
Në tetor të vitit të kaluar, me iniciativë te veten, i papunësuari në fjalë kishte vendosur ta ndërrojë banesën, duke zgjedhur një më të shtrenjtë. Shpenzimet e banimit u morën përsipër nga enti social regjional, shkruan „20 Minuten“, përcjellë „Shtegu.com“. Në mes të tetorit 2016 dhe janarit të këtij viti, shpenzimet arritën shumën prej 2.500 franga në muaj.
Me këtë rast, personit i janë lutur që të gjejë një banesë më të lirë, ndërsa ligji parasheh qëndrim prej maksimum gjashtë muajsh në hotel. Kushti i autoriteteve: Strehimi për një natë të mos tejkalojë shifrën prej 80 frangave dhe të gjendet në një afat kohor prej shtatë ditësh.
Pasi afati kohor ka qenë shumë i shkurtër, pranuesi i ndihmës sociale i është drejtuar Gjykatës kantonale me arsyteimin se ka shumë mobilje e gjësende tëtjera, për të cilët i duhet më shumë kohë. Por, në këtë kohë, gjësendet e tij kanë qenë në një depo e jo në dhomën e hotelit ku ka banuar.
Gjykatësit e kanë refuzuar ankesën e tij, duke i dhënë afat prej gjashtë vitesh për të gjetur një strehim të ri, por për zhvendosjen e gjësendeve, një javë është e mjaftueshme. (Shtegu.com)