Politikanja shqiptare Qëndresa Sadriu me një mesazh për gratë në Zvicër

Date:

E drejta e votës për gratë, në Zvicër u prezantua 50 vjet më parë. Një hap i parë drejt barazisë. Por jo për të gjithë. Qëndresa Sadriu nga Kosova e ndan përvojën e saj.

„Në Zvicër nuk është gjithçka me lule“

Qëdresa Sadriu (26) është e re dhe dëshiron të ndryshojë diçka. Politikanja shqiptare e SP-së me rrënjë kosovare, ka një ulëse në Këshillin Kantonal të Cyrihut. Edhe një përjashtim. Por në të vërtetë ekziston një gatishmëri e madhe për t`u përfshirë, transmeton Shtegu.com. Thjesht duhet dikush të bëjë hapin e parë. „Unë dua të inkurajoj gratë e tjera me një sfond migrimi të bëhen aktive dhe të luftojnë për ndryshim“.

Ka mjaft kantiere ndërtimi. Këtë e tregoi greva e grave në vitin 2019. Për Qëndresën dhe shumë gra të tjera është e qartë: „Në Zvicër, jo gjithçka është me lule – veçanërisht kur bëhet fjalë për emancipim“.

Përndryshe, Qëndresa Sadriu ka kryer praktikën si asistente dentare, pastaj ka mbaruar edhe maturën ndërsa ka filluar studimet për shkencat sociale në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Cyrih.

Qëndresa është edhe deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut dhe është shqiptarja e parë e zgjedhur në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...