POLITIKA E PALAÇOVE

Date:

2019-08-13

 

Shkëlzen Halimi

 

Politika shqiptare nuk udhëhiqej nga individë të sprovuar e të dëshmuar. Ata u zëvendësuan me palaço e sharlatanë, të cilëve u kishin dalë flatrat e patriotizmit dhe gjithçka shikonin në prizmin e ngjyrave kuqezi. Morali jo vetëm që u zvetënua, por u sulmua me të gjitha mjetet e abuzuesve të sinqeritetit, me të cilën ndjenjë votuesit shqiptarë ua kishin hapur rrugën drejt pushtetit.
Pavarësisht se përballja me shqetësimet dhe dyshimet, pas dështimeve të subjekteve politike shqiptar ishin evidente, megjithatë zëri kritik vështirë dëgjohej. Heshtja kishte lëshuar rrënjë dhe kjo kishte vënë një pikëpyetje të madhe sa i përket vendosjes së gjërave në vendin e vet.
Zëri i zhurmuesve të politikës shqiptare fare nuk depërtonte te pala tjetër në pushtet, e cila këta zhurmues i trajtonte si të papërfillshëm. Ata mendonin se me brohoritje e britma çështjet shqiptare do të vendosen në binare të shëndosha. Por, fatkeqësisht zhurma e tyre ishte pa efekt ose thënë ndryshe: shumë zhurmë për asgjë. Ishin thjesht dëshira pa qëllime.
Prirja për të shitur mend me përbuzje ishte shumë neveritëse. Aq më tepër kur megafonin e merrnin ata “politikanë” që dëshminë e dijes së tyre e kishin blerë o me para o me kërcënime. Ç’është e vërteta, ata shitnin vetëm injorancën e tyre dhe mashtrimin vulgar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...