Policia zvicerane arreston pesë shtetas maqedonas

50 Lexime

12:19:53              2017-09-26

 

 

 

Policia zvicerane e Kantonit Cyrih, mëngjesin e së hënës më 25.09.2017, në lokacionin Sennhof (Komuna Winterthur) ka realizuar kontroll në një kantier dhe me këtë rast ka arrestuar pesë persona të dyshuar se kryenin punë ilegale.

 

Rreth orës 10.00, hetuesit policorë kanë kontrolluar një kantier që është marrë me shtrimin e rrjetit të hekurt në lokacionin Sennhof. Me këtë rast, policia zvicerane ka konstatuar se pesë shtetasit maqedonas të moshës nga 20-49-vjeçare kanë kryer punë ilegale dhe menjëherë janë arrestuar, shkruan policia në një komunikatë të veten, përcjellë „Shtegu.com“.

 

Punëdhënësi, një shqiptar 29-vjeçar, gjithashtu është denoncuar në Prokurorinë Winterthur/Unterland.