Policia italiane shpëton një fëmijë zviceran të mbyllur në veturë
19:05:51 2019-06-24
Në Catania, temperatura të shtunën ka arritur në rreth 40 gradë. Lënia e një fëmije në një veturë të mbyllur në këtë mot, është kërcënuese për jetën. Një oficer i policisë italiane është dashur ta thyej dritaren e një automjeti, me pjesën e prapme të pistoletës së tij, për të liruar një fëmijë katërvjeçar.
Siç shkruan agjencia italiane e lajmeve „Ansa“, fëmija ishte i pafuqishëm, tërësisht i djersitur dhe duke u përpjekur me dëshpërim për të hapur dyert, informon Shtegu.com. Vetura e llojit Audi A6 me regjistrim zviceran, ishte në aeroportin e Catanias. Dy prindërit, dy zviceranë të moshës 28 dhe 32 vjeçare, u akuzuan për neglizhimin e një të mituri.