Policia gjermane dëbon nxënësen nga Maqedonia e Veriut

Date:

15:07:20           2019-07-29

 

 

Partia gjermane e Të Gjelbërve dhe disa shoqata të tjera, kanë kritikuar dëbimin e një nxënëseje nga Maqedonia e Veriut, rreth katër javë më parë. Nxënësja 14-vjeçare u shoqërua nga shkolla e saj në Emmendingen nga ana e policisë dhe u dërgua menjëherë në aeroport, shkruajnë mediat gjermane, informon Shtegu.com.

Këtë rast e ka bërë të njohur Këshilli i refugjatëve të Baden-ëürttembergut. Dëbimi është fatal, një gabim i madh, tha zëdhënësi për politikë të azilit të të Gjelbërve, Lede Abal. Ministria e Brendshme ka deklaruar se deportimet nga shkollat ​​nuk do të ndodhin më. Në këtë rast, dëbimi është dashur të parandalohej.

Këshilli i refugjatëve Baden-ëürttembergut dhe Sindikata GEë gjithashtu e kanë dënuar rastin. 14-vjeçarja Fatima A. dhe nëna e saj u dëbuan në fund të qershorit nga Emmendingeni në Maqedoni (27.6.). Më herët, parashtresa e tyre për azil iu refuzuar.

Fillimisht, policia e kishte marrë nënën në mëngjes. Dhe pasi që Fatima nuk ishte në shtëpi, ajo u shoqërua nga shkolla. Kështu e ka përshkruar rastin Këshilli përgjegjës i qarkut në Karlsruhe. Nxënësja pastaj u dërgua në aeroport.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...