Policia gjermane arreston pesëmbëdhjetë shqiptarë

Date:

11:36:02              2019-05-18

 

 

Policia federale gjermane dhe forca të tjera të sigurisë, të enjten kanë vepruar së bashku kundër emigracionit të paligjshëm në Leipzig. Gjatë një bastisjeje, janë gjetur 14 persona me qëndrim të paligjshëm në Gjermani, thuhet në një komunikatë të Policisë Federale në Pirna, njofton Shtegu.com. Nëntë persona ishin nga Kosova, pesë nga Shqipëria. Dyshohet se dymbëdhjetë prej tyre gjithashtu kanë qenë të angazhuar në punësim të paligjshëm në sferën e ndërtimit. Gjatë bastisjes, u kontrolluan tre apartamente në Leipzig, ku edhe janë gjetur prova relevante.

Luftën kundër kontrabandës në Leipzig është duke e kryer grupi i përbashkët hetimor i Bohemisë (GEG Bohemia). Ai përfshin punëtorët e inspektoratit të Policisë Federale për Krime në Halle, departamentit të policisë Leipzig, prokurorit publik Leipzig dhe administratës së qytetit Leipzig.

Aktualisht, Bohemia GEG është duke kryer disa hetime paraprake në emër të prokurorit publik. Nga njëra anë ekziston dyshimi i falsifikimit të dokumenteve. Nga ana tjetër, duhet të përcaktohet nëse një i akuzuar ka marrë lejeqëndrim duke lidhur martesë fiktive.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...