Po të kapet kjo lopë e arratisur në Zvicër, me siguri e pret vizita te kasapi
16:44:43 2019-04-06
Tashmë disa ditë, një lopë shetitet nëpër pyjet e ëorbit në Zvicër. Lopa me nofkën Spàchtli (3) nuk po mund të kapet. Kjo është gjendja më e mirë për lopën trevjeçare.
Lopa Spächtli është në arrati për më shumë se një javë. Pronari i saj, një fermer lokal, nuk ka mundur të zbulojë deri më tani lokacionin e lopës së kuqrremtë të përzier me ngjyrë të bardhë.
Por Spächtlit me sa duket i pëlqen vetmia në pyll. Sipas dëshmitarëve, kafsha është ende gjallë. Në fillim të javës u pa në ëalkringen, pak kohë më vonë një kalorës zbuloi kafshën në një pyll afër Enggisteinit, njofton portali „Bern-Ost“,përcjell Shtegu.com. Ishte e pamundur të kapet: „Lopa largohet menjëherë“, thotë pronari i saj për „20 Minuten“. Ai do të donte ta kapte kafshën sa më shpejt që të jetë e mundur.
Por, ajo nuk ka interes të kthehet te pronari, pasi në këtë rast, asaj i kërcënohet vdekja e sigurt.
Në rast të takimit të sërishëm të lopës, doi të duhet të alarmohet veterineri. „Ndoshta do të mund ta kapim kafshën me një shigjetë qetësuese“, thotë fermeri. Po të funksionojë kjo mënyrë, Spächtli do të dërgohet te kasapi, informon Shtegu.com.
„Rreziku për ta sjellë Spächtlin përsëri në fermë, është shumë i madh“, spjegon fermeri. Nga kjo odiseadë e lopës, ndoshta ajo mund të jetë egërsuar edhe më tepër. „Nuk mund të rrezikoj që Spächtli t`i sulmojë fëmijët ose lopët e tjera“, thotë fermeri. Pasi lopa është vetëm trevjeçare, ajo është ende e përshtatshme për prodhim të mishit.