Plaçkitet për herë të dytë parukeria e shqiptares në Zvicër

Date:

Floktaria e shqiptares Valentina Nua (30), të dielën pasdite u plaçkit. Një tronditje e rëndë për pronaren, së cilës kjo gjë po i ndodhë për herë të dytë

Pak pas orës 14.00 të pasdites së të dielës, një lajm i keq i arriti parukieres shqiptare Valentina Nua. „Një fqinje më thirri dhe tha se lokali im sapo ishte thyer“, thotë 30-vjeçarja nga Oensingeni i Zvicrës. Ajo menjëherë u nis për në sallonin e saj në rrugën „Bienkenstrasse“, i cili është pak më larg se banesa e saj. Dera e përparme ishte e thyer dhe ishte plaçkitur kutia e parave me 1 000 franga. „Ta gjesh në këtë gjendje lokalin, për mua ishte një tronditje“, thotë Valentina.

Një detaj interesant: Rreth orës 13.30 të së njëjtës ditë, Valentina shkoi në lokal për të marrë diçka që kishte harruar të shtunën pas festës. Gjysmë ore më vonë, autori e kishte plaçkitur. „Për pak sa nuk u takova me të – kjo është pothuajse gjëja më e qartë në gjithë këtë histori“, thotë pronarja. Në përgjithësi, shqetësuese është që plaçkitja ndodhi në mes të ditës, transmeton Shtegu.com. „Jam edhe më e lehtësuar që nuk ndodhi ndonjë ditë tjetër, kur ndoshta ndokush prej ne ka mundur të jetë në punë“.

Ditëve të kaluara, në Oensingen ka pasur dy plaçkitje, në një parukeri tjetër dhe në një furrë buke. Një lidhje midis akteve individuale do të kontrollohet, siç thotë policia e kantonit Solothurn për „20 Minuten“. Hetimi për zbulimin e autorit të krimit po vazhdon.

Valentina Nua dëshiron të rihapë lokalin e saj të mërkurën apo të enjten; deri atëherë dera e përparme duhet të riparohet. Ajo mendon se do të fillojë përsëri punën me një ndjenjë të pakëndshme. Për herë të dytë, lokali i saj është thyer. Herën e parë para shtatë vitesh – por atëbotë, natën.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...