Plaçkitësit më të marrë në Zvicër: Kërkojnë të holla në bankën e boshatisur ?!

Date:

Pasi në Orpund të Zvicrës, banka Raiffeisen ishte plaçkitur shpeshëherë, tani ajo është shndërruar në një filial të boshatisur. Me sa duket, në qarqet kriminele ende nuk ka depërtuar ky lajm: Pasi, dy kriminelë kishin tentuar atje të plaçkisin të holla.

 

 

Sipas një komunikate të policisë kantonale të Bernës, të cilën e transmeton „Shtegu.com“, mund të konkludohet se bëhet fjalë për një plaçkitje normale të bankës. Ngjarja kishte ndodhur të hënën, më 30 nëntor, pak pas mesditës, në Orpund (Kt. Bern). „Sipas njohurive të para, dy persona të panjohur kishin hyrë në filialin e bankës, duke i kërcënuar personat në vendin e punës për t`ju dhënë të hollat.

 

 
Por, më në fund plaçkitësit ishin arratisur pa të holla. Për herën tjetër ata do të duhet të informohen më mirë: Bëhet fjalë për një bankë e cila nuk mban të holla në arkat e saj. Që nga fillimi i nëntorit, kjo bankë nuk mban të holla të gatshme nëpër sportele, ka shkruar e përditshmja zvicerane „Bieler Tagblatt“. Kjo është një masë paraprake e Bankës Raiffeisen, pasi filiali i lartpërmendur brenda një viti është plaçkitur dy herë. „Plaçkitja“ më e re ishte e treta me radhë dhe më e marra ndonjëherë në Zvicër. Deri më tani, policia ende nuk ka arritur t`i arrestojë personat e kërkuar.

 

06:27:08      2015-12-04

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...