Pikëllim i madh tek adhuruesit e qenve pas humbjes së Lilyt në Maqedoni

Date:

Përfundim i pikëllueshëm për kudrën me nofkën Lily: Ajo ishte vendosur për strehim në qendrën për përkujdesje ndaj kafshëve „Saving Macedonian Strays – Pepa’s Rescue Team“ në Maqedoni të Veriut për gati një vit. Në fund, atje ajo ngordhi sepse askush nuk donte ta merrte me vete.

Ekipi i qendrës, të enjten ka postuar një mesazh që të thyen zemrën, në profilin e tij në Facebook:

„Lily erdhi tek ne rreth një vit më parë, një qenushe e moshuar me shëndet shumë të dobët. Vitin e kaluar bëmë gjithçka që mundëm për ta ndihmuar atë të luftonte një krimb në zemër*. Kaloi kohë dhe kishim shpresa se do të gjendej edhe ndokush që do ta merrte me vete“.

Dhe më tej: „Por vetëm disa ditë më parë, veterineri ynë Marin na tha që ai dyshonte se krimbi i saj i zemrës do të kthehej dhe natën e kaluar ajo humbi luftën. Ne besojmë se hkaku mund të jetë dëmi që ka pësuar zemra e saj nga krimbi i zemrës“.

Ndoshta kjo qenushe thjesht ngordhi nga një zemra e thyer, pasi askush nuk donte ta merrte më, transmeton Shtegu.com.

*Krimbat e zemrës janë ndër krimbat më të frikshëm midis krimbave. Vetë ideja që krimbat, të cilët kanë gjatësi deri në 30 centimetra, kanë fole në mushkëri dhe në zemrën e qenit është e neveritshme. Për më tepër, sëmundja e krimbave të zemrës, nëse nuk njihet dhe nuk mjekohet, zakonisht është fatale për qenin. Dhe, edhe nëse njihet, mund të jetë vonë nëse shumë krimba tashmë janë vendosur në trupin e qenit. Vrasja e krimbave të zemrës mund të çojë më pas në komplikime serioze siç është embolia nga krimbat e vdekur në rrjedhën e gjakut dhe në reagimet më të dhunshme të sistemit imunitar për shkak të proteinës së vdekur të huaj, nga e cila qenët e dobësuar shpesh nuk mbijetojnë.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...