Përpos në politikë, Serbia pëson fiasko të vërtetë edhe në Facebook

Date:

Në fushën e politikës ndërkombëtare, politikanët serbë kanë ngelur shumë prapa homologëve kosovarë, pasi Kosova tashmë është bërë një shtet i pavarur, i njohur nga shumë shtete botërore, të cilat Serbia me çdo kusht po mundohet t`i anulojë.

Por, edhe nga një aspekt tjetër, Serbia ka përjetuar fiasko të vërtetë. Në fakt, një lexues yni i rregullt ka bërë një krahasim të popullaritetit të politikanëve, nëpër rrjetet sociale.
Sipas asaj që po ndodhë në rrjetin social Facebook, kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, në profilin e tij ka 336.331 pëlqime, për dallim nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç me 169.537.
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç si duket nuk është shumë e interesuar për rrjetet sociale dhe nuk ka ndonjë profil në to, përderisa kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka plot 234.818 të tilla.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka grumbulluar vetëm 9.968 pëlqime, ndërsa ai kosovar, Behgjet Pacolli 503.684 të tilla, informon Shtegu.com.

Nga ana tjetër, politikani më i famshëm për momentin në Kosovë, Albin Kurti ka 202.976 „like“, ndërsa ai nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti vetëm 77.523.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...