Për vetëm 14 minuta, gruaja gjermane shkakton pesë aksidente

74 Lexime

19:03:04                    2018-02-01

 

 

Një grua dyzetvjeçare gjermane, për vetëm 14 minuta ka shkaktuar pesë aksidente në komunikacion, duke bërë një dëm prej rreth 45 mijë eurosh. Në brendinë e veturës ka qenë edhe një vogëlushe trevjeçare.

Fillimisht ajo e ka goditur një semafor në qytetin Passau të Gjermanisë, në momentin që ka qenë e ndezur drita e kuqe dhe në përpjekje për tu kthyer mbrapa, ka goditur në veturë tjetër. Pak më vonë ka goditur edhe një veturë tjetër që ka qenë para saj. Menjëherë ka vazhduar të ngasë veturën dhe është përplasur me një veturë tjetër që ka qenë prapa saj në semafor. Pas pak kohësh, ajo ka shkaktuar përplasje frontale, me ç` rast dy vetura kanë dalë nga rruga, njëra prej të cilave është rrokullisur mbi kulm.

Sipas informatave të para, ajo nuk ka qenë në gjendje të dehur, por as edhe nën ndikim të konsumimit të lëndëve narkotike, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë Shtegu.com. Për momentin është duke u hetuar nëse ka pasur ngarkesë psikike kohëve të fundit. Gjatë aksidenteve pesë persona janë lënduar më lehtë, në mesin e të cilëve edhe vozitësja gjermane dhe vajza trevjeçare, bashkudhëtare e saj. Aktualisht, ajo është dërguar në përkujdesje tek gjyshi dhe gjyshja. Në këto aksidente është shkaktuar dëm prej rreth 45 mijë eurosh. (Shtegu.com)