Për shkak të korona virusit, nuk do të falen xhumatë në Austri

Date:

Bashkësia islame në Austri (IGGÖ), ka anuluar të gjitha lutjet e së premtes deri më 1 prill 2020. Kjo masë duhet të ndihmojë në kontrollin e epidemisë.

Ndërsa Kisha Katolike ende po vlerëson se si të veprojë bazuar në masat e shpallura të martën, Bashkësia islame në Austri (IGGÖ) tashmë ka sjell vendim.

„Në përputhje me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, këshilli fetar i IGGÖ ka vendosur që nga e premtja, 13 mars deri më 1 prill 2020, lutjet e së premtes nuk do të mund të mbahen nëpër xhami në të gjithë Austrinë. Kjo vlen edhe për hapësirat e vogla të lutjeve, që përndryshe janë shumë të mbushura Kjo masë ka për qëllim të ndihmojë në frenimin e një përhapjeje të mëtejshme të epidemisë“, thuhet në një njoftim, transmeton Shtegu.com.

Nga pikëpamja islame, këto masa janë të justifikuara sepse detyrimi për të kryer lutjen e së premtes konsiderohet se hiqet nëse ekziston ndonjë sëmundje ose shqetësim për jetën personale apo të anëtarëve të familjes.

Pa përjashtim, të gjitha xhamive dhe imamëve u kërkohet të zbatojnë këto masa paraprake. Po kështu, mbajtja e ngjarjeve dhe tubimeve më të mëdha brenda institucioneve islamike duhet të shmanget sa të jetë e mundur. Sidoqoftë, xhamitë mbeten të hapura për lutjet e përditshme dhe shërbimet pastorale.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...