Pendarovski: Maqedonia e Veriut mund të ballafaqohet me situata turbulente

Date:

 
2019-09-05
 

“Situata e sigurisë në vend është stabile. Nuk ka indikacione nga brenda dhe jashtë që të rrezikojnë integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Megjithatë duhet të kemi parasysh se pason një periudhë që mund të jetë turbulente për shkak se presim anëtarësimin e vendit në NATO dhe hapjen e mundshme të bisedimeve me BE”. Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski pas mbledhjes së parë konstituive të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë, që është mbajtur pas tre viteve.
“Konstatim ishte se Republika e Maqedonisë së veriut në 40-50 ditët e ardhshme hyn në një periudhë që mund të jetë turbulente edhe nga aspekti politik edhe nga ai i sigurisë, për shkak se e dini që në periudhën e fundit presim ratifikimin lidhur me anëtarësimin tonë në NATO. Dhe kuptohet se në mesin e muajit të ardhshëm presim datën për fillim të negociatave me BE-në”, theksoi presidenti Pendarovski. Sipas tij, gjatë periudhës së ardhshme duhet ti kushtohet kujdes edhe zhvillimit të dialogut Beograd – Prishtinë. Në këtë takim të Këshillit të Sigurisë ishte i ftuar edhe lideri i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, por se ai nuk e di se përse ky i fundit nuk ishte i pranishëm. Anëtarë të Këshillit të Sigurisë janë kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, si dhe drejtorët e organeve shtetërore të sigurisë. Pjesë e Këshillit janë edhe Trajan Gocevski, Veton Latifi dhe Nenad Markoviq. (INA)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...