Pendarovski e nënshkroi Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes për kontrolle të përbashkëta në vendkalimin Tabanoc -Preshevë

Date:

Presidenti Stevo Pendarovski e nënshkroi dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar për komunikacion rrugor ndërkombëtar Tabanovc-Preshevë.

Më Marrëveshjen, të nënshkruar më 12 korrik të vitit 2019 në Beograd, parashihet vendosja e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar Tabanovc – Preshevë.

“Presidenti Pendarovski vlerëson se vendosja e kontrolleve të përbashkëta pozitivisht do të kontribuojë për avancimin e mëtutjeshëm të komunikimit bilateral mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë dhe do të kontribuojë për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe shkëmbimit tregtar, ndërsa do të thjeshtësohet rregullimi i komunikacionit nga kufiri shtetëror”, kumtojnë nga Kabineti i tij.

Sipas shefit të shtetit, Marrëveshja e arritur duhet të paraqesë nxitje në drejtim të sigurimit të përbashkët edhe të vendkalimeve kufitare me shtetet e tjera fqinje. 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...