Në një aksident në një kantier ndërtimi në Dietikon ZH, një praktikant pesëmbëdhjetëvjeçar e ka humbur jetën nga një element betoni.
Në një kantier ndërtimi në Dietikon ZH në rrugën Badenerstrasse, mëngjesin e së enjtes ka ndodhur një tragjedi e rëndë menjëherë pas orës 10.30. Në një aksident pune, një praktikant ndërtimi pesëmbëdhjetëvjeçar u godit nga një element betoni që peshonte rreth dy tonelata.
Disa persona është dashur të jenë dëshmitarë të kësaj tragjedie në kantierin e ndërtimit. Një nga punëtorët e kantierit, për «Blick» ka deklaruar: „Për shkak se panelet e dhëna ishin shumë të rënda për vinçin, ato është dashur të vendosen në pozicionin e duhur me ekskavator. Por njëra nga pllaka u rrokullis, kështu që të gjitha të tjerat u rrëzuan sikurse domino“.
Mjeku i urgjencës ka mundur të konstatojë vetëm vdekjen e praktikantit. Pesëmbëdhjetëvjeçari, njëri nga dy praktikantët në kantier, nuk kishte ndonjë gjasë të shpëtojë. Ai humbi jetën në vendin e ngjarjes. Në kantier, në mesin e punëtorëve të tjerë, pikëllimi është tepër i madh pas aksidentit tragjik. „Praktikanti ishte një djalosh aq i ëmbël „, thotë njëri prej tyre.
Jo larg nga vendi i aksidentit është restoranti Steinmürli i menaxhuar nga Rexhep Shahini. 44-vjeçarii i kujtohet menjëherë praktikanti i ndjerë. „Djaloshi shpesh vinte të ushqehej tek unë. Ai ishte një djalosh aq i sjellshëm, i denjë dhe shumë bujar“, pohon menaxhuesi shqiptar, informon Shtegu.com.
Rrjedha e saktë e aksidentit tani po hetohet nga Policia Kantonale e Cyrihut në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin publik kompetent dhe me autoritete të tjera përkatëse.

