Pas shpërthimit të bombave në BDI, tani edhe LSDM në hall

Date:

Pushteti aktual kishte rrëzuar regjimin e Nikolla Gruevskit pikërisht me publikimin e bisedave të paligjshme apo të ashtuquajtura “bomba”, kështu duke marrë pushtetin nga VMRO-DPMNE. Midis përgjimeve të paligjshme vuajtën shumë persona mirëpo gjithashtu u publikuan edhe shumë skandale dhe korrupsion që kishte ndodhur me vite në Maqedoninë e Veriut.

Tani “bombat” kanë filluar që tu “eksplodojnë” edhe partisë në pushtet.

Pasi që përgjime të tilla dëgjuam ditë me rradhë nga personi “EL CHEKAA” e që e dridhën partinë shqiptare në pushtet BDI-në, tani ky fenomen ka filluar të shfaqet edhe tek LSDM-ja., gjegjësisht përgjime të tilla i kanë dalur në pah edhe kryetarit të Shuto Orizars, Kurto Dudush.

Ai është rrezikuar seriozisht nga një audio/video incizim ku mendohet të jetë filmuar në zyrat e komunës të Shuto Orizares.

Mirëpo, kryetari i kësaj komuna i ka mohuar përgjimet e tilla duke theskuar se të njëjtat janë të montuara dhe nuk kanë të bëjnë me të vërtetën, dhe të njëjtat janë komplot për të diskredituar figurën e tij.

Dudush është kërcënuar se do të padis publikuesit dhe i njëjti vërteton se bëhet fjalë për filmime të montuara.

Akuzat rëndojnë kundër tij se i njëjti ka rrahur dhe malltretuar mizorisht një person të panjohur.

Prokuroria ka njoftuar se nuk ka ndonjë ankesë për ndonjë rast të tillë, mirëpo gjithsesi do të merren masa për zbardhje të plotë të rastit, me vendim unanim./Alsat/

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...