Sipas meteorologëve, deri më tani nëntori i këtij viti në Zvicër ka qenë i thatë dhe i ngrohtë mbi mesataren. Në fillim të dimrit meteorologjik, Zvicrën pritet ta arrijë një front i ftohtë të martën. Kjo gjithashtu do të sjell dëborë në zona të thella
Në fund të nëntorit, shpesh kishte mot me presion të lartë me mjegull në ultësirë dhe me mot të bukur malor. Në ultësira ishte një, deri në dy gradë dhe në lartësi tre, deri ndonjëherë mbi katër gradë më ngrohtë se mesatarja, siç njoftoi të shtunën shërbimi zviceran i motit „Meteoneës“, transmeton Shtegu.com.
Në Valis, Tiçino dhe Graubünden, nëntori ishte jashtëzakonisht i thatë. Në lokacionet e Graubündenit Andeer dhe Scuol, si dhe në St. Bernhardin e Madh në Valisit, që nga fillimi i matjeve ishte nëntori më i thatë. Në Chur, Ilanz dhe Locarno, për metër katror ndonjëherë binte më pak se një litër shi.
Saktësisht në fillim të dimrit meteorologjik më 1 dhjetor, sipas meteorologëve, të martën një front i ftohtë do t`i jep fund mjegullës së lartë të vjeshtës. Në anën veriore të Alpeve priten reshje të përhapura.
Disa flokë dëbore të mërkurën mund të bien gjithashtu në ultësira. Nuk priten sasi të mëdha të reshjeve. Për malet parashikohet dëbora e freskët rreth dhjetë deri në njëzet, lokalisht gjithashtu mbi tridhjetë centimetra.

