Partia e Kurcit, zyrtarisht fitues bindshëm i zgjedhjeve në Austri

68 Lexime

Partia Popullore Austriake (OVP) e Sebastijan Kurc është fitues i bindshëm i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në të cilat, sipas rezultateve zyrtare të publikuara sot fitoi 37,46 për qind të votave.

Votat e dërguar nëpërmjet postës, të cilat ishin rinumëruar të fundit, minimalisht e ndryshuan rrjedhën e votimit i cili ishte shpallur në ditën e zgjedhjeve.

OVP e “përmirësoi” rezultatin e zgjedhjeve në vitin 2017 për 5,99 për qind, ndërsa njëherit realizoi edhe dallim më të madh në historinë e Austrisë mes partisë së parë të plasuar dhe të dytë.

Pas rinumërimit të votave të arritura me postë Ministria e Punëve të Brendshme e kumtoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në të cilat jehona ka arritur 75,6 për qind.

Përveç OVP-së, fitues i këtyre zgjedhjeve është edhe partia e të Gjelbërve e cila jo vetëm që u kthye në Parlament, por realizoi edhe rezultat më të mirë në historinë e partisë me 13,90 për qind të votave, për dhjetë për qind më shumë se në vitin 2017.

Edhe pse është plasuar në vend të dytë, Partia Socialdemokrate (SPO) është njëra nga humbësit sepse fitoi 21,18 për qind të votave, që do të thotë se në krahasim me zgjedhjet e fundit e ka humbur besimin e 5,68 për qind të votuesve paraprak.

Humbës më i madh është partia liberale (FPO) e cila për shkak të aferave të shumta ra në 16,17 për qind, përkatësisht humbi pothuajse dhjetë për qind të votuesve të saj.

Në Parlament u inkuadrua edhe partia Neos, e cila fitoi 8,10 për qind të votave, përkatësisht për 2,80 për qind më shumë se viti 2017.

Në lidhje me mandatet e deputetëve, OVP fitoi gjithsej 183, SPO 40, FPO 31, Të gjelbrit 26 dhe Neos 15.

Sistemimi i tillë i vendeve të deputetëve hap mundësi të reja për koalicionet.