Ohri dhe Struga për 10 ditë të miratojnë plan me afate për zbatimin e rekomandimeve të UNESKO-s

Date:

2019-07-24
 

Qeveria dje në seancën e 146-të ka miratuar vendim që ta tërheq Ligjin për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit dhe u rekomandoi komunave nga rajoni të shpallin moratorium të aktiviteteve ndërtimore deri te miratimi i Planit për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore.

 

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Qeveria u rekomandon komunave Ohër dhe Strugë që në afat prej dhjetë ditëve të përgatisin plan veprimi me afat për zbatimin e rekomandimeve të UNESKO-s për obligime në kompetencë të komunave dhe në afat prej dy ditëve pas miratimit të planeve të veprimit nga ana e këshillave të komunave, t’i informojnë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor.

Këto ministri me vendim në seancën e sotme janë të obliguara ta koordinojnë aktivitetin ndërinstitucional për zbatimin e rekomandimeve të UNESKO-s dhe një herë në muaj ta informojnë Qeverinë për përparimin në implementimin e rekomandimeve.

“Qeveria në seancë e miratoi Informatën për pjesëmarrje të delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 43-të të Komitetit për trashëgimi botërore të UNESKO-s në Baku, Azerbajxhan, dhe edhe një herë e riafirmoi përcaktimin që të ruhet statusi i Rajonit të Ohrit si trashëgimi botërore të shënuar në listën e UNESKO-s”, njofton pres shërbimi./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...