Nuk kanë të ndalur mediat botërore: Për momentin, Kosova sluadra më e fortë në Europë

Date:

15:55:45                  2019-06-12

 

Fitorja e ditës së hënë 3:2 kundër Bullgarisë në eliminatoret e Kampionati Europian, për ekipin futbollistik ende të ri të të Kosovës, është fitorja e parë në një raund kualifikues të një Kampionati Europian apo Botëror. Vedat Muriqi, i cili shënoi barazimin e rëndësishëm 2:2, është njëri nga shtyllat e ekipit.

Ata ende nuk janë në ndonjë plan, por Kosova mund të bëhet një ekip serioz kombëtar në futbollin europian në të ardhmen e afërt. E themeluar si federatë e futbollit disa vite më parë, tani mini shteti i pavarur ka përjetuar zgjerim të shpejtë, që kulmin e arriti mbrëmjen e së hënës: Në kryeqytetin bullgar Sofje, në një ndeshje tejet dramatike, Kosova mundi mikrotësin Bullgarinë me rezultat 3: 2 dhe në këtë mënyrë të sigurojë fitoren e parë në një ndeshje kualifikuese për një turne të madh, shkruan „ligablatt.de“, informon Shtegu.com. Në ballë të ekipit ishte sulmuesi shqiptar i Rizesporit Vedat Muriqi, i cili edhe një herë tregoi aftësitë e tij duke shënuar për të barazuar rezultatin në 2:2.

Përmes fitores në Bullgari, e cila u festua me shumë folklor, Kosova tani radhitet e treta në grupin kualifikues në një vend premtues, vetëm një pikë prapa Anglisë dhe Republikën Çeke. Suksesi i fundit i kësaj rruge nuk është ndonjë rastësi: Kosova ende qëndron përpara Portugalisë (10), Danimarkës (9) apo Gjermanisë (5), me 14 ndeshje ndërkombëtare pa humbje dhe aktualisht paraqet skuadrëm më të fortë europiane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...