Nuk ka rritje të rrogave 25% për mësimdhënësit, Sindikata ka një paralajmërim?!

Date:

Nuk ka asnjë marrëveshjes mes Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK) gjatë takimit të fundjavës së kaluar të zhvilluar për rritjen e rrogave për punonjësit e arsimit. Sindikata ka kërkuar rritjen e rrogave për 25 %, ose në të kundërtën në tetor do të ketë grevë të përgjithshme. Por, Ministria e Arsimit thotë se aktualisht nuk ka kushte dhe se në të ardhmen do të ndodhë rritja e rrogës. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkovski thotë se takimi ka rezultuar pa sukses dhe se nuk përjashtohen protestat. Ai tha se në fillim të tetorit do të merret vendim për hapat e mëtejshëm. Ministria e Arsimit tha se rritje të pagave nuk mund të ketë pa shqyrtimin e të gjithë parametrave dhe të dhënave konkrete. Ministri Arbër Ademi më parë ka thënë se me rritjen e pagave këtë shtator për 5%, arsimtarët në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar, do të kenë pagë 10% më të lartë. Në fillim të vitit shkollor, me thirrjen e SASHK u organizua grevë paralajmëruese njëditëshe gati në të gjitha shkollat e vendit me kërkesat për rritjen e rrogave. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...