Nuk është këpuca e Hirushes, por policia austriake kërkon sulumesin e shtetasit maqedonas

Date:

09:38:26               2018-02-26

 

 

Kujt i takon kjo këpucë? Me një këpucë të vetme, policia austraike e Salzburgut është në kërkim të një sulmuesi të një shtetasi maqedonas, e jo të Hirushes. Natën e së dielës, ai është sulmuar dhe plaçkitur nga një person i panjohur.

Shtetasi 36-vjeçar maqedonas, pas një vizite në një lokal në Giselakai, rreth orës 04.00 të mëngjesit, ka qenë duke u kthyer në këmbë, kur papritmas e slumon një person i panjohur. Fillimisht ai e involvoi në një bisedë, e më pas e sulmoi duke e goditur me disa grushte. Pasi e rrëzon në tokë, ai ia plaçkitë portofolin, shkruan „Krone“, përcjellë Shtegu.com. Shtetasi maqedonas ka tentuar ta pengojë sulmuesin, duke e kapur për njërën këmbë dhe duke ia hequr njërën këpucë.

Viktima maqedonase ka denoncuar rastin në polici. Bëhet fjalë për një person të panjohur, i gjatë në mes 1,80 e 1,90 metra, i hollë, me mjekër të shkurtër dhe flokë të zezë e të shkurtër. Viktima e ka përshkruar sulmuesin si tip i vendeve jugore. Sa i përket këpucës, bëhet fjalë për një këpucë sportive e madhësisë numër 44, ngjyrë kafeje. Sulmuesi është parë duke u arratisur në këmbë. Deri më tani janë paraqitur dëshmitarë, të cilën e kanë vërejtur një person që ka ecur menjë këpucë në rrugën „Linzergasse“.

Ende mbetet e paqartë nëse është i nevojshëm një test i ADN-së për këpucën. Si duket, hetuesit nuk do ta kenë vështirë ta zbulojnë se kur, ku dhe nga kush është blerë këpuca. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...