Njihuni me heroin shqiptar të Zvicrës që shpëtoi foshnjen dhe dy jetë të tjera
15:31:24 2017-10-05
Shqiptari nga Zvicra, Senat Iseni mund të jetë engjulli shpëtimtar në stacionin e trenit në Cyrih-Stadelhofen: Kjo është hera e tretë që ai është duke penguar një dramë të vërtetë.
Shqiptari nga Dietikoni, Senat Iseni (31) të mërkurën ia ka shpëtuar jetën një foshnjeje. „Papritmas dëgjova britma panike“, ka filluar rrëfimin e tij shefi i shitores ushqimore në stacionin e trenit në Cyrih-Stadelhofen. „Pak mëtutje pashë një karrocë fëmijësh që po qëndronte në binarët e trenit“.
Paraprakisht, një nënë 34-vjeçare kishte dashur të nxirrte një biletë udhëtimi, me foshnjen e saj katërmuajshe. Më pas ndodhi horror i vërtetë: Karroca filloi të ecë dhe u rrëzua në binarët e trenit. Nënën e kapi paniku dhe u hodhë menjëherë në biinarë. Por assesi ta shpëtojë foshnjen e saj.
Senati nuk u hamendë për asnjë çast dhe zbriti tek binarët me dy kolegë të tjerë. „Ishin gjithsej tetë persona të cilët menjëherë vrapuan nga vendi i ngjarjes. U befasova nga guximi i madh qytetar“, shprehet heroi shqiptar. Përshtypje sidomos i kishte lënë një ish nëpunës i hekurudhave zbvicerane i cili kishte vepruar me tërë fuqinë që kishte.
Së bashku e kishin ngritur karrocën lartë dhe në më pak se një minutë, treni kishte shkelur mbi një batanije të foshnjes që kishte rënënga karroca. Për fat të mirë, foshnja kaloi pa asnjë lëndim.
Që fati në fatkeqësi të jetë edhe më i madh, u përkujdes nja mjeke kalimtare e cila rastin mori përsipër duke u përkujdesur për foshnjen, shkruan „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“. Bile aty qëlloi edhe një psikologe që e qetësoi nënën.
Shqiptari nga Dietikoni, në karrierën e tij dhjetëvjeçare, tashmë tre herë kishte tërheur njerëz nga rreziku, të cilët janë gjetur në binarët e trenit. Bile, në vitin 2014, pasi kishte shpëtuar një person të dehur nga treni, ishte nominuar për shpërblimin „qytetar i guximshëm“. Për një çast, fytyra e Senatit mvrenjtet: Personi i tretë ka tentuar të vetëvritet, por nuk do të doja ta rikujtoj atë moment“, vazhdon Senati.
Ajoqë është më me rëndësi për heroin shqiptar: „Në shumë komente në rrjetet sociale, nëna e foshnjes është kritikuar dhe ofenduar. Kjo nuk është në rregull! Klientëve tanë rregullisht karrocat u lëvizin nga vendi, pasi hapësira para lokalit është pak si i pjerrët në drejtim të binarëve, por kjo gjë nuk vërehet dukshëm“, përfundon shpëtimtari shqiptar, Senat Iseni.