Njëqind e pesëdhjetë policë gjermanë arrestojnë shtatë shqiptarë

Date:

20:09:25               2016-09-14

 

 

 

 

 

Policia gjermane ka realizuar një kontroll të madh në një qendër strehimi në Bonn të Gjermanisë. Me këtë rast, janë bastisur disa hapësira në rrugën „Deutschherrenstrasse“, ndërsa paralelisht me këtë, ajo ka bastisur edhe qendrën e strehimit në Wiehl afër Gummersbachut. Në kontrollin policor kanë marrë pjesë 150 policë, shkruan „Bild“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Arsyeja e bastisjes kanë qenë shtatë shqiptarë të moshës prej 21-, deri 45-vjeçare nga Shqipëria. Ata dyshohet se kanë kryer 19 delikte të ndryshëm në rrethinën e Bonnit, Bornheimit, Niederkasselit dhe Kölnit, duke përfshirë këru edhe Rheinland-Pfalz.

 

 
Udhëheqësi i hetimeve, Mark Patrick Lück ka deklaruar: „Ne dyshojmë se të pandehurit kanë kryer edhe vepra të tjera“. Dy nga të arrestuarit, tashmë gjenden në paraburgim për tu dëbuar nga territori gjerman, ndërsa pesë të tjerët janë arrestuar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...