Një person është arrestuar nën dyshimin se kishte rregulluar dokumente false për të ndihmuar në përmirësimin e situatës së emigrantëve ilegalë, shkruan „Tribune de Genève“.
Hetimi i drejtësisë në Gjenevë përfshin mbi njëqind raste. Më 13 janar, një person uështë arrestuar në kuadër të operacionit Papirus, procesi i rregullimit për migrantët pa dokumente të iniciuar nga kantoni, në vitin 2017. I dyshuari, një shtetas kosovar, dyshohet se ka ndihmuar bashkatdhetarët për të marrë lejeqëndrimin e tyre duke rregulluar dokumente false. Prokuroria aktualisht po kryen disa hetime për të vlerësuar masën e mashtrimit, informon Shtegu.com.
Kantoni specifikon që rregullimet e lejeqëndrimit plotësojnë kritere të rrepta dhe vlerësohen secilii rast pas rasti. Sipas tij, situatat problematike janë një përjashtim. Nga 13,000 emigrantë të paligjshëm në Gjenevë, sipas vlerësimeve të Konfederatës, më pak se një e katërta e tyre – midis 2.500 dhe 3000 persona – plotësojnë kushtet për rregullim. Pjesa dërrmuese punon në ekonominë e vendit.

