Një kafe e derdhur detyron një avion të bëjë ulje emergjente

Date:

Cfarë dëmesh mund të sjellë një kafe e derdhur? Mund të shkaktojë maksimumi një njollë, mund të djegë nëse të bie mbi trup, ose thjesht mund të të besdisë fakti që t’i s’mund ta pish më.

Përkundrazi, një filxhan kafe e derdhur nga piloti i një Airbus, me 337 persona në bord, mund të shkaktojë një ulje emergjente. Ngjarja ka ndodhur në shkurt, por është zbuluar tani nga investiguesit britanik të zyrës mbi aksidentet ajrore AAIB.

Avioni në fjalë ishte një Airbus A330-243, i nisur nga Frankfurti drejt Cancun, Meksikë. Ulja emergjente është bërë në Shannon, Irlandë dhe i gjithë shkaku ka qenë një kafe. Ajo që piloti ka derdhur, mbi këmbët e tij dhe në pjesën e panelit të kontrollit audio, për shkak të nxehtësisë ka bërë që një pjesë e saj të shkrijë.

Pjesa e panelit audio është bërë e papërdorshme dhe komunikimi i pamundur. Kabina e pilotimit ka filluar të mbushet me tym dhe pilotëve u është dashur të vendosin maskat. Kështu ata kanë qenë të detyruar të ndërpresin udhëtimin, teksa avioni po fillonte të merrte rrugën drejt Atlantikut. AAIB, që ka shpërndarë lajmin, nuk ka dhënë informacione për kompaninë ajrore.
Sigurisht që askush nuk mund të mendonte që një tas kafeje e derdhur mund të shkaktonte kaq shumë dëme dhe probleme.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...