Një ditë pas marrëveshjes Sela e tradhëtoi Gashin (FOTO)

Date:

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela njihet si lideri i cili ka bashkëpunuar me më shumë parti shqiptare e më pas i ka prishur bashkëpunimet. Nuk kanë kaluar ende 24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes ASH-së dhe AAA-së, Sela e tradhtoi liderin e AAA-së Afrim Gashin, përcjell Tetova Sot, transmeton Shtegu.com.

Në marrëveshjen e ASH-së dhe AAA-së thuhet se të dy liderët duhet të bëjnë fushatë të përbashkët, me slogan të përbashkët ku edhe do të nxjerrin kandidatët e përbashkët për zgjedhjet e 12 Prillit.

Pas kësaj marrëveshje, Sela bashkë me Taravarin pa asnjë përfaqësues të Alternativës po mbajnë tubime në Gjermani e më pas do të shkojnë edhe në Danimarkë ku sipas marrëveshjes ata po e tradhtojnë Alternativën dhe liderin e saj Afrim Gashin.

Nuk dihet ende nëse Sela,Taravari dhe përfaqësuesit tjerë të ASH-së kanë shkuar me financat e përbashkëta ASH-AAA pasi sipas marrëveshjes edhe buxheti për fushatë është i përbashkët. /TS/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...