Ngjarje e rëndë në Zvicër: Shqiponjat humbin shokun e tyre nga Gostivari

Date:

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Zvicër, ku ka humbur jetën i riu nga Gostivari, Kujtim Alili. Në një aksident trafiku me motor i riu nga Gostivari me banim në Wil-SG, njofton Gostivari Sot, percjell Shtegu.com.

Kryetari i Klubit të Motoristëve Shqiponjat në Zvicër, Safet Baftijaj ka konfirmuar lajmin duke shprehur me këtë rast ngushëllime për familjen Alili nga Gostivari.

“Ne klubi i motoristëve Shqiponjat ne Zvicer njoftojme që dje në një aksident trafiku me Motor ka humbur jetën aksidentalisht antari, shoku dhe vëllau i ynë Kujtim Mahir Alili nga Gostivari me banim në Wil-SG. Ne si klub dhe unë si kryetar i klubit Shqiponjat jemi tëmërrsisht të shokuar dhe jashtzakonisht të pikëlluar për humbjen e papritshme të vëllaut ton Kujtimit. Kujtimi ishte një pasionant motori si të gjithe në dhe një antar i devotshëm i klubit i cili me krenari barti stemen e Shqiponjës.

Ai ishte nje antar i sjellshëm, gazmor dhe i respketuar gjithnje. Kjo humbje krijon një zbrasti dhe pikëllim te papërshkrueshëm qoft ne familje ashtu edhe ne mesin tone, shprehet Baftijaj.

Ne si klub, vijon ai, i shprehim familjarve të Kujtimit, farefisit, shoqëris, si dhe gjith antarve të klubit ngushëllimet më te sinqerta për humbjen e jetës së tij në kaq moshë të re. Kujtimi do të ngelet gjithmon në mëndjen dhe zëmrat tona.

“Vëlla i dashur Kujtim u prehësh në paqe. Zoti të mëshiroft më parajsë. Të krijuesit jemi dhe tek ai do kthehëmi të gjithe”, shprehet Baftijaj. Gostivari Sot

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...