Nga mesnata ndalohet hyrja në Zvicër për turistët

Date:

Zvicra vazhdon të izolohet nga bota e jashtme. Nga mesnata, hyrja u lejohet vetëm shtetasve zviceranë, si dhe personave me leje qëndrimi të rregullt ose leje ndërkufitare.

Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (FDJP), të mërkurën njoftoi se personat e autorizuar për arsye profesionale edhe më tej mund të hyjnë në vend, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton Shtegu.com . Sipas udhëzimeve, kjo përfshin, për shembull, specialistë në sektorin e shëndetësisë ose vizitorë zyrtarë.

Ndalohen të gjitha hyrjet nga pranuesit e shërbimeve, turistët, vizitorët, pjesëmarrësit në ngjarje, trajtime mjekësore apo kërkimi të ndonjë pune. Ekzistojnë përjashtime në situata të veçanta për familjarët e shtetasve zviceranë që i nënshtrohen vizës dhe që kanë të drejtë të jenë të pranishëm në Zvicër dhe njerëzit që janë në një situatë „absolutisht të nevojshme“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...