Nga 1 gushti rreth 1 milion turistë në Shqipëri

Date:

 
2019-08-20
 

Pavarësisht situatës politike dhe zhvillimeve në vend, Shqipëria mbetet një nga destinacionet kryesore në Europë. Shifrat e dala për turizmin këtë vit, e tejkalojnë parashikimin.

 

Sipas burimeve zyrtare, vetëm nga 1 deri më 18 gusht në Shqipëri kanë ardhur 978.656 vizitorë të huaj që janë 16,4 % më shumë se po e njëjta periudhë e vitit 2018. Pra me sa duket gushti do të mbyllet me më shumë se 1 milion turistë.

Ndërkohë nga 1 janar deri ne 18 gusht 2019 kanë hyrë në Shqipëri 4,257,716 shtetas të huaj. Turizmi është një nga shtyllat e ekonomisë shqiptare dhe çdo vit shifrat dhe trendi pozitiv në këtë sektor kanë ardhur duke u rritur. /BW

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...