Nëna vret fëmijën e saj për shkak se i ngjan babait

Date:

11:08:20               2017-10-12

 

 

 

Për shkak të vrasjes të fëmijës së saj, Gjykata australiane të enjten ka dënuar shtetasen e saj me 33 vite burg.

 

Ajo e ka dashur fëmijën, por për shkak se ka pasur shumë ngjashmëri me babain edhe e ka urryer, është dëgjuar akuza në sallën e Gjykatës, të cilën 43-vjeçarja e kishte deklaruar para policisë, në shtetin federal New South Wales.

 

Partneri i saj, njerku i fëmijës, gjithashtu i akuzuar lidhur me ngjarjen, është dënuar me 30 vite burg, informon Televizioni australian ABC, përcjellë „Shtegu.com“. „Ky është një krim i tmerrshëm i vrasjes së fëmijëve“, ka pohuar gjykatësi Peter Johnson.

 

Pas shqiptimit të dënimit, xhaxhai i fëmijës ka thënë se Gjykata e ka shqiptuar „dënimin e merituar“. Fëmija i quajtur Josef, pas dy muajve me keqtrajtime nga më të rëndat, në gusht të vitit 2014 ka ndërruar jetë.

 

Që të dy të dënuarit ia kishin vendosur një shirit mbi sy vogëlushit për të mos shikuar. Ai ishte rrahur shpeshë dhe ka qenë i detyruar të pastrohej me ujë të ftohtë. Dyshohet se fëmija trevjeçar ka kaluar nëpër një ferr të vërtetë.

 

„Në vend se ta edukojë, nëna e ka dënuar fëmijën sikur ai të jetë përgjegjës për ngjashmërinë biologjike me babain“, ka pohuar më tej Johnson gjatë shqiptimit të dënimit. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...