Nëna dhe babai e vizitojnë shpesh, por Edon Zhegrova duhet të lëjë një gjë në shtëpi

Date:

Kur Zhegrova (20) i tregon aftësitë e tij, nëna Sanije dhe babai Lulzimi janë gjithmonë aty. Bile edhe në Marbella të Spanjës. Në të ardhmen, vetëm joseriozitetin e tij të vogël duhet ta lëjë në shtëpi.

Edhe në miqësoren e së hënës kundër VfB Stuttgart (0:2), Edon Zhegrova, super tekniku 20-vjeçar nga Kosova, gjithashtu bëri atë që i pëlqen të bëjë, duke dribluar dhe bërë atraksione futbollistike. Ai shkon përpara në sulm dhe është ndoshta lojtari më i paparashikueshëm, i zhdërvjelltë dhe spektakolar në Superligën zvicerane. Sido që të etiketohet, tifozëve u pëlqen.

Problemi i tij: Në prapavijë, futbollisti shqiptar është shumë shpesh jo serioz, i vë në siklet kolegët e tij mbrojtës me veprime të rrezikshme ose plotësisht harron të mbrohet. Aloja shqiptar, në Bazel është që nga shkurti i kaluar, në përpjekje për t`i dhënë një ndërgjegje mbrojtëse nga huadhënësi, Genk. „Ai ka punuar vetë dhe tani ka bërë përparim“, tha drejtori sportiv i FCB Ruedi Zbinden.

Xhaka ndihmon Zhegrovën

Zhegrova duket se ngadalë po merr në zemër udhëzimet taktike të trajnerit Marcel Koller dhe tani ai gjithashtu duket se e gjen veten në mënyrë të duhur në ekip. Mbi të gjitha, Taulant Xhaka, i cili flet të njëjtën gjuhë, e ndihmon. „Tauli kujdeset shumë mirë për te“, thotë Zbinden. Sepse, edhe pse Zhegrova lindi në Herford të Gjermanisë, ai nuk flet gjermanisht. Pas luftës, familja e tij u kthye në Prishtinë kur Edoni i vogël ishte vetëm dy vjeç, shkruan «Blick», informon Shtegu.com.

Kur ai nënshkroi një kontratë trevjeçare me Genk në verën e vitit 2017, nëna Sanjie dhe babai Lulzimi gjithashtu u transferuan në Hasselt në Belgjikë. Ndërkohë, familja Zhegrova pothuajse jetojnë në Basel, sa herë që prindërit vizitojnë djalin e tyre. Ata madje udhëtuan për në Spanjë në kampin e stërvitjes.

„Ata morën pushime shtesë“

Zhegrova është zëvendësuar në ndeshjen kundër Stuttgartit gjatë pushimit sepse mori një goditje në gjoks dhe kjo i shkaktoi dhimbje. „Asgjë e keqe“, thotë ai dhe i përshëndet prindërit e tij. „Ata morën pushime shtesë për të ardhur këtu“, thotë ai duke qeshur. Dhe gjithashtu fakti që ata e vizitojnë aq shpesh në Bazel është e lezetshme, „rruga nuk është aq larg“, thotë Zhegrova. Nëna e tij buzëqesh pranë tij. „Ne na pëlqen këtu,“ thotë Sanija. „Sigurisht që është mirë për të që prindërit e tij ta vizitojnë kaq shpesh“, thotë Zbinden.

Sa kohë do të qëndrojë Zhegrova në Bazel është ende e paqartë. Kontrata e tij për hua skadon gjatë verës. Deri në muajin maj, FCB ka mundësinë e blerjes. Mamaja dhe babi Zhegrova janë gjithmonë të mirëpritur në Bazel. Por, në të ardhmen, Edoni duhet të lëjë në shtëpi joseriozitetin e vogël. Pas kësaj, FCB me siguri se do ta zbatojë opsionin e blerjes.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...