Në zyrën e Selman Lajqit trokasin shumë nëpunës zviceranë

591 Lexime

Selman Lajqi i këshillon migrantët lidhur me sigurimet sociale dhe në çështjet lidhur me pyetje rreth profesionit. Ai i kupton ata, pasiqë vetë personalisht ishte arratisur nga lufta qytetare e ish Jugosllavisë

Një shqiptar nga Kosova është dërmuar për tridhjet vite nëpër kaniteret zvicerane. Më pas, ai pëson një aksident komunikacioni dhe lëngon nga dhimbje të forta shpine. Si duhet të vazhdohet me të në aspektin profesional? Punëdhënës, nëpunës të sigurimeve sociale dhe mjekë trokasin në derën e Selman Lajqit. Pjesëmarrësit e këtij rasti, ai i tubon në këshillimoren e tij, ku rasti shqyrtohet nga të gjitha perspektivat dhe kërkohet zgjidhja më e mirë. Pasi ai personalisht është nga Kosova, këshilltari 51-vjeçar mund t`ua shpjegojë gjendjen juridike edhe personave me njohuri të dobëta të gjuhës gjermane dhe synimet e tyre t`ua transferojë personave përgjegjës profesionistë.

Disa migrantë nga ish Jugosllavia kanë nivel të ulët arsimimi dhe për këtë arsye, detyrohen të kryejnë punë të rënda dhe repetitive, pohon Selmani për gazetën zvicerane „Der Bund“. Ata shpesh përpiqen që ta kryejnë punën sa më shpejt që është të ishte e mundur. „Në mungesë të shkathtësive gjuhësore, shpesh nuk iu kushtojnë vëmendje këshillave të SUVA-s ​​dhe pësojnë lëndime trupore“. Megjithatë, në qarqet mjekësore, përflitet ende „shpina ballkanike „, dhimbje të papërcaktueshme pa ndonjë shkak të verifikueshëm. Pastaj vetvetiu lind dyshimi se dikush po don të lirohet nga „mallkimi i punës“ falë një pensioni invalidor.

„Puna është punë“

Selmani buzëqesh. Raste të tilla ndodhin. Disa njerëz nga Ballkani kanë një tjetër qëndrim përkundër shtetit. Meqenëse ish Jugosllavia sundohej nga Serbia, „popujt e shtypur“ kishin zhvilluar një prirje për të marrë të paktën një përfitim financiar nga shteti socialist. „Ata shpesh nuk e marrin në konsiderim, se përballë përfituesve të beneficioneve qëndrojnë kontribuesit“. Se zvicëranët e shohin ndryshe shtetin e tyre, ai ua shpjegon këtë klientëve të tij, shumica e të cilëve duan të punojnë. „Për të marrë një penzion invalidor është bërë ashtu kështu shumë vështirë“.

Këshilltari shqiptar i njeh të dy botat. Në vitin 1991, ai u arratis nga lufta qytetare e ish-Jugosllavisë. Në Bernë ai nuk e zgjidhte punën, pastronte dhe shërbente si kamarier: „Puna është punë“, pohon më tej, transmeton Shtegu.com. „Kur gjen strehim në vend të huaj, bën çdo lloj pune“. Që herët ai punonte në ndihmë të refugjatëve. Ai e përfundoi edhe një shkollin në gastronomi dhe diplomoi në Hotel Management. Sot, muret e zyrës së tij janë të vërshuara me diploma të arsimit profesional dhe kurseve. „Në jetë, kualifikimi të çon përpara“.

Në Bernë ai u njoftua me Michéle Wildbolz, e cila gjithashtu është e angazhuar në fushën sociale. Në këtë mënyrë, ai u bë qytetar i Bernit. „Jam i vetëdijshëm se me studimet e mia juridike dhe angleze në Prishtinë, kisha një pikënisje ndryshe nga bashkatdhetarët më larg arsimit“.

Karriera e tij pothuajse në mënyrë simbolike mund të gjurmohet në Shkollën „Manuel-Schulhaus“, në Berner Elfenau. Atje ai ishte ulur një herë si refugjat me azilkërkuesit e tjerë në objektin e mbrojtjes civile në bodrum dhe kishte mësuar gjermanisht. Më vonë, njëra nga vajzat e tij vijonte mësimin një kat më lartë. Si shtetas zviceran, aty edhe e hedh votën në lokalin e votimeve.

„Gjuha jonë familjare është gjuha shqipe“, pohon Selmani. Është me rëndësi që dy vajzat tona të rritura, me gjyshërit dhe të afërmit e tjerë në Kosovë, të komunikojnë“. Çfarë mendon ai kur e viziton vendlindjen? Natyrisht se i bien shumë gjëra në sy, të cilat funkcionojnë më mirë në Zvicër, por përmbahet me mësime. Edhe transferin e të hollave nga disapora ai nuk e sheh vetëm nga ana pozitive. „Zhvillimi duhet të bëhet nga vetë vendi“. Shumëçka është përmirësuar, disa çështje administrative mund të kryhen përmes rrugës digjitale. mirëpo mentalitetet ndryshojnë shumë ngadalë. „Disa mendojnë edhe më tutje, se një proces mund të përshpejtohet me `bakshish`, edhe pse kjo shpesh nuk është e nevojshme“.

A është origjina e tij një disavantazh? „Disa ngurrojnë për të shtruar gjërat personale para një bashkëatdhetari“. Edhe për atë se, si njohës i rrjedhave ai mund të parashikojë shpesh se çka fshihet pas problemit. „Përballë një zvicerani më pak të informuar, janë më të parezervuar“.

***************************************************************

Që nga viti 2013, Selman Lajqi është pronari i Alba Case Lajqi. Zyra për menaxhimin ndërkulturor të rasteve në rrugën „Effingerstrasse“ 14a, në Bernë, ndër të tjera ndihmon edhe në reintegrimin profesional, siç është në rastet pas aksidenteve apo sëmundjeve. Shumica e klientëve e kërkojnë personalisht, shpesh e thërrasin punëdhënësit apo sigurimet. Përpos gjuhës amtare, Selmani flet gjermanisht, frengjisht, anglisht, italisht, greqisht dhe gjuhën serbo-kroate. Kjo e fundit ishte gjuhë zyrtare (Lingua Franca) në ish-Jugosllavi. Para se të themelohej Univerziteti i Prishtinës në vitin 1972, për shqiptarët e Kosovës studimet ishin të mundura vetëm në gjuhën serbokroate. Pas vdekjes së kryetarit të partisë dhe shtetit Tito, Kosovës faktikisht iu anulua autonomia, dhe filluan nxitjet e tensioneve në mes serbëve e shqiptarëve. Shtypja dukej edhe në detaje: Nga Lajqi u bë Lajiq, që tingëllonte në gjuhë sllave. Por më vonë, Selmani arriti ta rikthejë mbiemrin e tij të vërtetë.

https://shtegu.com/archives/12168