Në Zvicër shfaqet shenja e parë në botë me një përmbajtje të tillë
Me sa duket lypësit rumunë shpesh kryejnë nevojën biologjike nëpër zonat e gjelbërta, ku ata gjithashtu banojnë. Për t’i mos lejuar kështu, tani janë vendosur shenja ndalimi në vende të ndryshme në Bazel.
Gazeta „20 Minuten“ ka publikuar një foto me një shenjë të çuditshme të një lexueseje në Bazel. Aty tregohet një person që po e kryen nevojën biologjike. „Kur e pashë shenjën, mendova se bëhet fjalë për një shaka“, thotë lexuesja. Dhe ajo u interesuar se për çfarë bëhej fjalë.
Yvonne Aellen nga departamenti i ndërtimit dhe transportit jep sqarime. Që nga mesi i tetorit, shenja të tilla janë vendosur në qytet, që ndalon njerëzit të kryejnë nevojën në vendet publike, informon Shtegu.com. Kjo ka qenë e nevojshme sepse departamenti kishte zbuluar se lypësit e dyshuar rumunë, që qëndrojnë nëpër hapësira të gjelbërta, gjithashtu e kryejnë nevojën aty ku arrijnë. Që kur u lehtësua ndalesa e lypjes kësaj vere, në qytet janë shfaqur gjithnjë e më shumë grupe të huaja të lypësve.
Shenjat janë aktualisht në përdorim në tre vendndodhje. „Ne reagojmë në varësi të situatës dhe përkohësisht, kështu që numri mund të rregullohet vazhdimisht“, thotë shefja e mirëmbajtjes së hapësirës së gjelbër.