Mëngjesin e së enjtes, specialistë nga policia e qytetit të Cyrihut në Zvicër, në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, kanë kryer një kontroll në një kantier ndërtimi në qarkun 11. Me këtë rast janë arrestuar tetë persona për punë të paligjshme në kantierin në rrugën «Siewerdtstrasse».
Cyrih-Oerlikon është dashur të fitojë një klub të ri nate. Nëpërmes Facebook-ut, personat përgjegjës tashmë ishin gëzuar dhe njoftuan për një ceremoni të madhe hapjeje, për të shtunën e ardhshme.
Por, gëzimi i tyre ishte afatshkurtër. Në Facebook, përgjegjësit kanë shkruar se „pak para ceremonisë së madhe fillestare, janë shkaktuar vështirësi teknike“. Ato nuk do të riparohen deri në hapje.
Në mbrëmje, policia e qytetit të Cyrihut dha detaje mbi „arsyet teknike“: Disa persona u kontrolluan në kantierin e ndërtimit. Me këtë rast janë arrestuar tetë shtetas serbë, të moshës midis 20 dhe 54-vjeçare, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Ata dyshohet se kanë punuar në mënyrë të paligjshme dhe në këtë mënyrë kanë shkelur Ligjin për imigracion dhe integrim. Ata u arrestuan dhe u dërguan në komisariate për hetime të mëtejshme.
Gjatë kontrollit, hetuesit zbuluan se lejet e nevojshme për rindërtimin e objketit nuk kanë qenë në dispozicion. Dy shtetas polakë gjithashtu kapnë ilegalisht, por nuk u arrestuan.
Kantieri i ndërtimit ku do të ndërtohej një klub i ri, është mbyllur deri në njoftimin e mëtejshëm, njofton Shtegu.com. Në këtë mënyrë, nuk u përmbushën kushtet për hapjen e tij të planifikuar gjatë fundjavës. Në Facebook, përgjegjësit e klubit kanë shkruar: „Një datë e re do të publikohet sa më shpejt të jetë e mundur.“
Ata nuk kanë qenë në disponim të japin informata për media.

