Në Shqipëri askush nuk e di se çfarë kërkon tregu i punës

Date:

Të pasurit e një diplome në Shqipëri nuk përkthehet në një vend të sigurt pune apo në profesionin ku investon prej vitesh. Sipas Institutit të Statistikave papunësia e shqiptarëve me arsim të lartë është luhatur nga 18 – 21% përgjatë 3 viteve të fundit. Për ekspertët e arsimit kjo është e lidhur sa me mungesën e vendeve të punës, po aq me politikat arsimore që nuk orientojnë studimet me nevojat e tregut.

Linda Pino, eksperte e arsimit: Ne nuk kemi këshillim karriere që në hapat e para të arsimit, pra që ata me rezultate të ulëta t’i orientojnë drejt arsimin profesional. Apo edhe në gjimnaz, këshillimin e bën një person që ka më pak orë mësimore.

Po cilat janë nevojat që ka tregu i punës në Shqipëri?

Linda Pino, eksperte e arsimit: Nuk është bërë një studim për tregun e punësimit në Shqipëri. Me të dhëna zyrtare nga Instati, nga 23% që është popullsia e të rinjve në Shqipëri, 22.2% janë të papunë, atëherë ku i ka orientuar shteti shqiptar politikat e punësimit?!

Ekonomiku dhe juridiku mbeten degët më të pëlqyera nga të rinjtë shqiptarë, pasi vetëm vitin e kaluar sipas Institutit të Statistikave u diplomuan 28.4% e studentëve në vend.

Nisur nga kjo tendencë bëmë një kërkim të thjeshtë ne faqen online te Rrjetit Kombëtar të Punësimit për të parë shanset për punësim. Në 365 oferta e publikuara dominojnë punët si shitës, rrobaqepës, hidraulik etj, zanate që jo me patjetër kërkojnë një diplomë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...