Në Paris dje u shënua temperatura më e lartë në historinë e matjeve

Date:

2019-07-26

Temperatura e regjistruar të enjten ka qenë 40.6 gradë Celsius, më e lartë se ajo e vitit 1947, e cila ka qenë 40.4 gradë Celsius.

Vala e të nxehtit ka përfshirë edhe pjesë tjera të Evropës.

Ndërkohë, institucionet për parashikimin e motit në Britani të Madhe, thanë se temperatura më e lartë për muajin korrik – 36.9 Celsius – u regjistrua më 25 korrik.

“Ne kemi thyer rekordin maksimal të temperaturës së korrikut”, u tha në njoftimin britanik.

Temperaturat në Holandë, për herë të parë, kanë kaluar mbi 40 gradë Celsius, por Instituti Kombëtar i Meteorologjisë tha se do të hetonte matjet për të siguruar se ato ishin të sakta.

Është paralajmëruar se Gjermania, Holanda, Luksemburgu dhe Zvicra gjithashtu mund të përballen me temperatura që tejkalojnë 40 gradë Celsius./KOHA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...