Në brigjet shqiptare shpëtohen 45 refugjatë nga Siria

62 Lexime

Forcat shqiptare të sigurisë kanë shpëtuar 45 migrantë sirianë që u gjendën në nevojë përderisa po kalonin detin Adriatik për në Itali

Njerëzit, përfshirë gra dhe fëmijë, përpara se të shpëtoheshin ishin bllokuar në një gomone në bregdetin shqiptar për 3 orë, kanë deklaruar të shtunën policia e qytetit të Vlorës.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua nën „kushte shumë të këqija në mes të një stuhie dhe valësh të larta në det“, thuhet në deklaratë, informon Shtegu.com. 16 nga refugjatët, prej të cilëve tre fëmijë, u dërguan në spital.

Shqipëria konsiderohet një vend i rëndësishëm tranzit për refugjatët nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme që duan të arrijnë në Europën Perëndimore. Pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, në vitin 2020 numri i migrantëve të hetuar nga policia shqiptare u trefishua, krahasuar me një vit më parë.