Në Bern West të Zvicrës, një kuzhinë kulinare nga një shqiptar i Tetovës

469 Lexime

Suksesi i një kuzhine funksionale varet nga pajisjet që përdoren. Kur ke pajisjet e duhura, kuzhinieri ndjehet më i sigurt dhe më i relaksuar gjatë përgatitjes së ushqimit. Klienti ndërkaq do t’ju falënderojë për komfortin, shijen unike dhe përjetimin e paharrueshëm. Kjo është motoja e gastronomit shqiptar nga rrethina e Tetovës, Suad Elmazi,i cili në Zvicër erdhi në vitin 2001 përmes bashkimit familjar, që në moshën njëmbëdhjetëvjeçare.

Ishte një moshë shumë e papërshtatshme për ideologjinë e njomë të Suadit, pasi rrënjët e shkrim-leximit i kishte lëshuar në vendlindjen e tij dhe tani duhej të ballafaqohej me një ambient dhe mentalitet krejtësisht tjetër. Ishte një periudhë e vështirë e integrimit të tij në shoqërinë zvicerane, por me këmbëngulësinë e tij të çeliktë, ai ia arriti qëllimit duke përfunduar arsimin e nevojshëm dhe integrimin në shoqërinë zvicerane.

Para tij po paraqitej rruga e përcaktimit të karrierës së tij jetësore dhe pa kurrfarë hamendje, ai vendosi që të shkojë gjurmëve të përkushtueshmërisë familjare ndaj gastronomisë, të cilën e kishin menaxhuar për vite të tëra nëpër qytetet të ndryshme nëpër Zvicër. Cyrih, Zoffingen etj. Në këtë mënyrë, Suadi e kreu shkollimin e menaxhmentit gastro-hotelierik dhe në vitin 2016 menjëherë iu përvesh punës, duke i prezantuar cilësitë e tij të një gastronomi me renome, në Ristorante Pizzeria Piazza në perëndim të kryeqytetit helvet, Bernë, me një kuzhinë kulinare dhe me një prejardhje tetovare.

Në mes të një lagjeje ku banojnë shtresa të larta, por edhe të varfra, Suati arriti të koordinojë një çmim të kapshëm për të gjithë ata. Në konkursin zviceran „Mini Beiz, dini Beiz“, „Piazza“ që u mbajt në Televizionin shtetëror më të shikuar në Zvicër SRF dhe platforma më e shikuar televizive e këtij lloji, në mesin e një konkurrence jashtëzakonisht të fortë siç ëshrë hoteli Sterne në Muri me kuzhinë gourmet, kundër një lokali aq të njohur që eksziston tashmë 170 vite dhe ku Napoleoni kishte ngrënë aty, me siguri se e zuri vendin e parë pa ndonjë konkurrencë serioze, pasi Suadi i prezantoi aftësitë e tij të gastronomisë me një kuzhinë autentike mesdhetare. Primare në përzgjedhjen e tij është ambienti se ku do të ushqehet klienti. Kështu, me ndihmën e bashkëshortes së tij e cila për pasion ka pikturën dhe aredimin, artiste e muzikës klasike (studime të kryera në këtë drejtim në Konservatorin e Bernës), ai i ka dhënë rëndësi të madhe zbukurimit të restorantit të tij me lloj lloj lule e bimë të ndryshme, ndërsa nuk mungon edhe pamja transparente jashtë lokalit, duke u shndërruar në një lokal me stil ekstrem dhe kualitet ekstravagant. Shija e ushqimeve të „Piazza“ është e jashtëzakonshme, duke i falënderuar edhe furrës speciale me drunj të sjellur nga Modena e Italisë.

Gjatë këtij viti, „Piazza“ e zuri gjithashtu vendin e parë në konkursin zviceran , në degustimin e verës, ndërsa ky eveniment së shpejti do të shfaqet edhe në televizion „sat1.ch“.
Lidhur me krizën e koronavirusit, Suadi pohon se humbjet që i ka pësuar lokali i tij do t`i lë prapa, pasi „shpresojmë në një fillim të mirë, se pasionin e kemi për të ecur përpara, e mos ta kthejmë kokën prapa“, pohon enkas për Shtegu.com pronari i ri tetovar i lokalit. Gjatë kësaj kohe, ai vendsoi t`u dal në ndihmë banorëve përreth, duke hapur lokalin për të ofruar shërbimin „Pizza & Pasta Take aëay“. Më 11 maj të këtij viti, edhe „Piazza“ do t`i hap dyert për klientët e saj me të gjitha masat e nevojshme për t`i mbrojtur ata. Të shpresojmë se „Piazza“ sëirsh do të jetë fole e ngrohtë për klientët e shumtë.

www.piazzabern.ch