Ndalet për të blerë cigare, shqiptarit i zhduket vetura e shtrenjtë

Date:

11:04:26                   2019-06-21

 

Një tregtar i veturave të përdorura, u ndal në stacionin e trenave në Grenchen me një veturë të llojit Audi SQ5, sa për të blerë cigare në një qoshk. Disa minuta më vonë vetura e tij u zhduk.

Pas punës, garazhisti Nehat K. bëri një ndalesë në stacionin e trenave në veri të Grenchenit, sa për të blerë cigare, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Kur doli nga qoshku, për pak sa nuk pësoi tronditje: Vetura e tij Audi SQ5 ishte zhdukur. „Dikush e vodhi brenda pesë minutave“, thotë Nehati. Për shkak të qëndrimit të shkurtër, ai e kishte lënë çelësin brenda në veturë.

Nehati punon në një garazh që merret me vetura të përdorura. „Audi-në tashmë e kisha shitur për 32,000 franga“, thotë ai. Kjo vjedhje jo që është një humbje vetëm për kompaninë, por edhe personalisht për tregtarin e veturave: „Në veturë ishin portofoli dhe çelësat e shtëpisë“.

Policia Kantonale e Solothurnit e ka konfirmuar vjedhjen. Hetimet janë në rrjedhë e sipër.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...