Ndahet nga jeta profesori dhe pedagogu, Remzi Nesimi

Date:

11:36:41               2018-02-04

 

 

Në orët e vona të datës 3 shkurt u nda nga jeta, gjuhëtari, pedagogu dhe studiuesi Prof. Dr. Remzi Nesimi. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot, më 4 shkurt (e dielë), në orën 14:30, në varrezat e fshatit Odri, Tetovë.

Prof.dr.Remzi Nesimi, ishte pjesëmarrës – delegat në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë, të mbajtur më vitin 1972, ku mbajti edhe referatin: “Procesi i njësimit të shqipes letrare në Maqedoni”. Është personalitet i shquar i botës intelektuale shqiptare i cili ka dhënë kontribut të çmueshëm në shkencat filologjike, në fushën e dialektologjisë, duke promovuar me intelektualizëm të pashoq pasuritë shpirtërore e gjuhësore dhe kulturës shqiptare në përgjithësi.

Përndryshe, prof.dr.Remzi Nesimi lindi në fshatin Odri të Tetovës, më vitin 1933. Shkollën e mesme e kreu në Tetovë, të lartën dhe studimet pasuniversitare në Universitetin e Beogradit, kurse doktoraturën e mbrojti në Universitetin e Prishtinës. Punoi si lektor i gjuhës shqipe në katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqiptare në Universitetin e Beogradit (1962-1964), pedagog i gjuhës shqipe në Akademinë Pedagogjike në Shkup (1964-1975), profesor në katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqiptare në Universitetin e Shkupit (1975-1999). Është autor i disa librave shkencorë dhe mbi 200 artikuj në revista shkencore e periodike.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...